Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Kuratorja e vipave, Miranda Dupi nis palestrën

Video/ Kuratorja e vipave, Miranda Dupi nis palestrën
Miranda Dupi është një emër mjaft i lakuar, pasi ajo kuron dhe vesh pjesën më të madhe të vipave shqiptarë.

Ajo ka një eksperiencë të gjatë si kuratore imazhi, madje jo vetëm për personazhet VIP, por edhe për njerëz të profesioneve të ndryshme. Miranda është ndër të preferuarat e artistëve dhe personazheve të njohura të televizionit shqiptar si, Juliana Pasha, Miriam Cani, Alban Skënderaj etj.

Së fundmi kuratorja tregon për dritare.net se ka nisur palestrën. Sipas saj, doktori e ka këshilluar që të nisë palestrën dhe të heqë medoemos 15 kilogramë për të mirën e shëndetit.

Në foto e video të dërguara për dritare.net shihet Miranda teksa ushtrohet në palestër/K.C/Dritare.net