
Vetitë e pabesueshme të panxharit. Ja çfarë sëmundjesh kuron!
Dritare.net

Panxhari është i pasur në vlera ushqyese pasi përbëhet nga vitamina, zink, jod, magnez, kalcium, natrium, nitratet natyrale.
Vetitë e panxharit njihen edhe për faktin se rrit funksionet e organeve dhe të pastron fshikëzën e tëmthit, veshkat.
Për shkak të numrit të lartë të lëndëve ushqyese, kjo perime në mënyrë efektive trajton sëmundje si diabeti, problemet me gjumin, sistem imunitar të dobët, aneminë, aterosklerozën, presionin e lartë të gjakut dhe problemet me tiroidet. Efekti i vetëm anësor i tij është ngjyra e kuqe e urinës.
Këto janë përfitimet më të rëndësishme shëndetësore nga panxhari:
Përmirëson qarkullimin e gjakut
Panxhari është i pasur në nitrate, të cilat konvertohen në nitrite me ndihmën e baktereve të gojës dhe kështu, rrit qarkullimin e gjakut në tru.
Detoksifikon mëlçinë
Panxhari njihet për efektin e jashtëzakonshëm që ka në funksionimin e shëndetshëm të mëlçisë.
Trajton çrregullimet menstruale dhe simptomat e menopauzës
Panxhari i kuq është tepër i pasur me hekur, kështu që konsumi i tij ndihmon në rigjenerimin e qelizave të kuqe të gjakut. Prandaj kjo perime trajton çrregullimet menstruale dhe simptomat e menopauzës.
Mund të parandalojë, madje trajtojë, kancerin
Studimet kanë treguar se lëngu i kësaj perime ka efekte të fuqishme antitumorale, mbron qelizat dhe ndihmon në rigjenerimin e qelizave të reja.
Redukton presionin e gjakut
Sasia e lartë e nitrateve reduktojnë presionin e gjakut, kështu që konsumi i 2 gotave lëng panxhar çdo ditë mund të reduktojë në mënyrë dramatike presionin e gjakut.
Trajton inflamacionet
Panxhari është i pasur me antioksidantë të cilat rritin imunitetin dhe luftojnë inflamacionet.
Trajton kapsllëkun
Lëngu i panxharit trajton problemet e tretjes dhe përmirëson metabolizmin, kështu që efektet e tij në tretjen e ushqimit, mund t’ju ndihmojë të kuroni edhe kapsllëkun.
Trajton aneminë
Panxhari i kuq është i pasur me hekur, i cili ndihmon në rigjenerimin e qelizave të kuqe të gjakut. Rrjedhimisht parandalon aneminë.
Përmirëson lëkurën
Kjo perime është e jashtëzakonshme kundër plakjes, falë folateve me të cilat është i pasur. Folatet parandalojnë rrudhat dhe problemet e tjera të lëkurës. Konsumi i rregullt i këtij lëngu do ta bëjë lëkurën tuaj të shëndetshme dhe të ndriçuar.
Përmirëson humorin dhe mendjen
Lëngu i panxharit me gjethet e panxharit, ndihmon në trajtimin e depresionit dhe relakson mendjen./dritare.net

















