Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Veliaj: Me LSI-në jemi më të bashkuar se kurrë, për Manjanin vendosi "kapiteni"

Veliaj: Me LSI-në jemi më të bashkuar se kurrë, për
Kreu i Bashkisë  së Tiranës, Erion Veliaj, pas mbledhjes së PS, ka komentuar ngjarjet e fundit politike.

Veliaj tha se Partia Socialiste vijon të jetë forca udhëheqëse në vend dhe e fokusuar në gjerat e rëndësishme që kanë më shumë impakt tek qytetarët.

“Unë e kuptoj urinë mediatike, por një parti e matur është e fokusuar tek gjerat e rëndësishme, janë ato që japin ushqim tek çdo shqiptar. Harxhimi i kohës me telenovela nuk i bën mirë Shqipërisë. Qytetarët presin që qeveria të bëjë punë, pasi kjo u interesion më shumë. Bashkimi bën fuqinë, sot jemi më të bashkuar se kurrë dhe besoj se keshtu do te jemi. Të vendosur për të pasur një fitore më të thellë këtë vit. Me aleancën që kemi me LSI është nje projekt përtej një mandati…është konceptuar bashkim i së majtës përtej një mandati besoj që kështu do jetë. ’- tha Veliaj.

I pyetur për shkarkimin e ministrit të drejtësisë Ylli Manjani nga kryeministri Rama, Veliaj tha:

“Unë nuk jam anëtar i qeverisë, por sigurisht është ‘kapiteni’ ai që vendos për skuadrën. PS është forca kryesore dhe nuk ka zëra brenda saj kundër koalicionit me LSI.”

.