Vdes reperi i njohur Mac Miller. Shkak, overdoza
E Premte 7 Shtator 2018, 23:11
Dritare.net
Sipas raportieve të para, mësohet se reperi i njohur ka ndërruar jetë për shkak të overdozës.

Milleri u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Luginën e San Fernando, California, rreth mesditës të premten.
Miller, emri i vërtetë i të cilit është Malcolm James McCormick, kishte probleme me abuzimin e substancave edhe në të kaluarën. Vetëm muajin e kaluar, Zyra e Prokurorit të Los Anxhelos arrestoi reperin pasi ishte kapur i dehur pas një aksidenti./ I.M-Dritare.net