
Urimi i kryepeshkopit për Pashkët Ortodokse: Hapni zemrat, jetojmë në epoka të vështirë
Dritare.net

Janullatos ka bërë thirrje për t’u lutur për më shumë gëzim, dashuri dhe paqe. “Veçanërisht në epoka të vështira, si kjo e sotmja, ku dëshpërimi i thellë dhe shqetësimi janë përhapur në mbarë shoqërinë dhe ku zhgënjimi i shtyp zemrat, çdo besimtar ftohet të marrë mesazhin ngjallësor të gëzimit, të dashurisë dhe të paqes dhe ta transmetojë tek ata që ndodhen afër dhe larg tij. Ejani të ngazëllohemi më Zotin, i cili dërrmoi pushtetin e vdekjes dhe ndriçoi gjindjen njerëzore.
Ejani të gëzojmë për besimin tonë në fitoren e drejtësisë mbi padrejtësinë, të së vërtetës mbi gënjeshtrën, të jetës mbi vdekjen. Ejani, si gjymtyrë të Kishës, si qeliza të Trupit Mistik të Krishtit, të marrim pjesë në veprën e Tij rinovuese, në ofrimin e dashurisë, të optimizmit dhe frymës krijuese në shoqërinë tone”, thuhet në një pjesë të mesazhit që Kryepeshkopi Anastas Janullatos publikoi për festën e Pashkëve./d.m-dritare.net

















