Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Eno Milkani: Për ata që kaloi ditët e fundit, im atë!

Eno Milkani: Për ata që kaloi ditët e fundit, im atë!

Regjisori Eno Milkani ka ndarë disa fjalë prekëse për të atin, mjeshtrin e madh të kinematografisë shqiptare, Piro Milkani i cili ndërroi jetë një ditë më parë. Në këtë mesazh, ai shpreh mirënjohjen e thellë për stafin mjekësor që i qëndroi pranë gjatë ditëve të fundit, duke nënvizuar humanizmin dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm.

"Piro iku. Po ne 10 ditet e fundit ata qe i ndejten me prane ishin doktoret dhe infermieret e spitalit ne QSUT. I sherbyen me perkushtim jo vetem atij po edhe cdo pacienti jeter qe ndodhej aty. Doja ti perqafoja e tju puthja duart ketyre profesionisteve te cilet cdo dite lehtesojne shqetesimet dhe dhimbjet e familjareve.

Shpresoj te mi lexone keto fjale zemre se shpesh here kur nuk ua kemi nevojen duket sikur i harrojme. Djem e vajza te rinj ne moshe, jerezore ne komunikim dhe hyjnore ne sherbim. Ju falenderoj.", shkruan Eno Milkani./K.C/dritare.net