
Gazetari Dritan Hila tregoi në DritareTV gjiret sekrete të Vlorës, që lakmon dhëndri i Donald Trump, për të realizuar projektin gjigant në Shqipëri.
Një prej tyre është është Gjiri i Murgeshave, zonë pak e frekuentuar dhe e njohur nga shqiptarët, por projekti i Kushner, pritet ta kthejë zonën, ndër vendet më të vizituara nga të huajt, që zgjedhin të pushojnë në këto resorte.
“Plazhi Vip i së ardhmes” e cilëson gazetari Hila ndërsa tregon perlën e vendit tonë.
Duhet t’i vizitoni këto gjire për të kuptuar, çfarë mrekullie fshihen në Shqipëri, që kanë tërhequr edhe vëmendjen e investitorëve të huaj./K.C/dritare.net

















