
Pamje ekskluzive! Maldivet e Vlorës që do dhëndri i Donald Trump!
Dritare.net
Dhëndri i Donald Trump, pritet të investojë mijëra dollarë në Shqipëri, lidhur me një projekt madhështor në Ishullin e Sazanit. Jared Kushner ka treguar se në Zvërnec kompania e tij Affinity Partners do të ndërtojë dhjetëmijë njësi akomodimi turistike ndërsa në Sazan do të ndërtohen njësi akomodimi luksoze eko-resort të markës Aman.
Dritan Hila, në Dritare Tv, tregon gjireve sekrete të Vlorës, që dhëndri i Trump, lakmon, për të realizuar projektin gjigand në vendin Ballkanik!
Një prej tyre është laguna e Nartës, e cila ndodhet në zonën juglindore të Gjirit detar të Vlorës. Kufizohet me kodrat e Zvërnecit dhe në jug të saj gjendet Narta, si dhe lidhet me detin Adriatik nëpërmjet dy kanaleve të shkurtra të quajtur Dajlani i madh dhe Dajlani i vogël.
Shumë pranë kësaj lagune, gjenden dhe destinacione të rëndësishme si Ishulli i Zvernecit, Manastiri i Shën Mërisë dhe zona arkeologjike e fshatit të Nartës me ngulimet e hershme të Aulonës.
Një tjetër, pikë që lakmohet për projekt, është edhe Porto Nova, gjiri, që gjendet vetëm 15 km larg qytetit të Vlorës. Për të arritur këtë zonë, është shumë e vështirë, pasi rruga është mjaft e amortizuar. I fshehur ndërmjet Zvërnecit dhe Lagunës së Nartës, ky është vendi ideal për të apasionuarit pas aventurave që preferojnë natyrën e virgjër. E fundit është edhe Gjiri i Murgeshave, zonë pak e frekuentuar dhe e njohur nga shqiptarët, por projekti i Kushner, pritet ta kthejë zonën, ndër vendet më të lakmuar nga të huajt, që zgjedhin të pushojnë në këto resorte.
Por duhet t’i vizitoni këto gjire për të kuptuar, çfarë mrekullie ka Shqipëria. E cila nga Jugu në Veri, ka përherë diçka për t’u treguar, dhe t’ju lërë gojëhapur me natyrën që i ka falur nëna natyrë!./M.K-dritare.net

















