Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U vra sot në Rrëshen/ Mesazhi i fundit i Kastriot Reçit: Qëndroni larg njerëzve të këqij dhe të pabesë!

U vra sot në Rrëshen/ Mesazhi i fundit i Kastriot Reçit:
Kastriot Reçi u vra sot në Rrëshen, pasi doli nga lokali i tij. Ai u vra me snajper, dhe dyshohet se vrasja ka lidhje me një histori bandash dhe është bërë për hakmarrje. Dy vjet e 8 muaj më parë, 47-vjeçarit i kishin vrarë të vëllanë, Gaspër Reçi në Itali.

Ne hodhëm një vështrim në rrjetin social Facebook, të Reçit dhe postimi i fundit është bërë më 1 janar. Ndërsa publikon një foto të vetën anës pemës së Vitit të Ri, Reçi shkruan:

“Miq gëzuar vitin e ri 2020. Qëndroni sa më larg njerëzve të këqij, mashtrues dhe të pabesë!”/K.C/dritare.net