Na ndiqni edhe në

Arkiv

U arrestua me grupin e Zogut të Tiranës, e reja tregon historinë e trishtë familjare

U arrestua me grupin e Zogut të Tiranës, e reja tregon historinë
Të shtunën në kuadër të operacionit “Your turn” u godit një grup që ushtronte prostitucion në Tiranë. U arrestuan 4 shtetas mes tyre edhe Hermes Nikaj ose siç njihet ndryshe me ermin Zogu i Tiranës. Dy vajza njëra 20 dhe tjetra 32 vjeçe po hetohen në gjendje të lirë.

Pas arrestimit njëra nga vajzat  ka treguar emra konkretë që janë të përfshirë në skemën e prostitucionit në kryeqytet.

“Vajza me inicialet D.M. ka treguar se marrëdhëniet seksuale i kryente në këmbim të parave, madje deklarata e saj ka qenë e kundërt me atë të Hermes Nikajt. Ajo ka treguar se klientët me të cilët shkonte për marrëdhënie intime ia gjente Zogu i Tiranës.

E reja në dëshminë e saj, ka treguar se në familjen e saj ka edhe një histori të trishtë. Ajo ka mbetur jetime pasi babai i ka vrarë nënën.”,- shkruan panorama.al/K.C/dritare.net