
Tronditet Shkupi, i shkojnë për urim për Bajram, vret 3 vizitorët
Dritare.net

“Sot rreth orës 10 nga ana e një personi është kryer vrasja e tre personave, një është vrarë në fshatin Gllumovë dhe dy në Kondovë. Njësiti Alfa ka kërkuar vrasësin në fshatin Gllumovë, por i dyshuari ka kryer vetëvrasje. Vdekja u konstatua nga ndihma e shpejtë dhe vrasësi dyshohet të jetë Shaban S. nga Gllumova. Tani pritet të kryhen hetimi për motivin e vrasjes si dhe të konfirmohet vrasësi”, tha për Portalb.mk Angelovski.
Shaban Sulejmani fillimisht ka vrarë vëllain e vet Avdylin, më pas edhe djalin e Avdylit, Muminin. Më pas, ka vrarë edhe djalin e vëllait tjetër, Arianin. Pas kësaj e ka vrarë edhe veten. Sipas dëshmitarëve, vrasësi ka qenë person me probleme të shëndetit mendor dhe vrasja ka ndodhur kur viktimat kanë shkuar te ai për t’i uruar festën e Fitër Bajramit.

















