Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Tri ditëlindjet e Tv Klanit, ja personazhet e njohur që festojnë sot

Tri ditëlindjet e Tv Klanit, ja personazhet e njohur që festojnë
Përvjetorin e Ermalit, sot e kanë mësuar të gjithë përmes profilit të tij në Instagram, por edhe prej mesazhit të bashkëshortes Ami. Si më i riu mes personazheve të njohur që kanë sot ditëlindjen, Ermali “ka akoma takat për të bërë humor”, siҫ pranon edhe vetë. Ndërkohë që urimet për të janë të panumërta edhe në rrjetet sociale, bashkë me Ermalin kanë ditën e tyre të lindjes edhe regjisorja e njohur Vera Grabocka dhe skenaristi Pandi Laҫo… Klani ka festë.

Vlera më e madhe në jetë janë njerëzit që të rrethojnë. Faleminderit për urimet miq. 35 nuk është aq keq. Kemi akoma takat për humor?

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Edhe producentja Vera Grabocka feston sot ditëlindjen. Regjisorja e shumë spektakleve në Shqipëri, lokomotiva e produksioneve të suksesshme ndërkombëtare, e ka treguar se me kohën dhe vitet që ikin i ka ndërprerë marrëdhëniet. Megjithatë, ajo vazhdon ta ruajë modestinë edhe në ditën e saj të lindjes. Por “sekretin” e zbulojnë gjithmonë ata që punojnë me të e që nuk mund të rrinë pa e uruar edhe në profilet e tyre sociale.

Mes shumë urimeve të miqve, në Instagram e kanë uruar lideren e YFSF edhe shumë konkurrentë të këtij formati e të formateve të tjera të drejtuara prej saj.

Brenda Klanit, ka edhe një tjetër festë. Skenaristi e drejtuesi i shumë programeve të këtij ekrani, sot feston 53-vjetorin e lindjes. Me një karrierë të gjatë televizive, Laҫo është pjesë e Tv Klanit prej shumë vitesh tashmë. Atij i janë besuar formate të rëndësishme e spektakle argëtuese, muzikore e më gjerë. Edhe Laҫo ka marrë me dhjetëra urime nga kolegët e miqtë e televizionit në ditën e tij të lindjes. Urime të tre artistëve të njohur të ekranit./class