
Tre vajza shqiptare në finalen e garës së teknologjisë, shikoni çfarë kanë krijuar ato!
E Premte 16 Gusht 2019, 11:11
Dritare.net

“Technovation Challenge” fton çdo vit grupe vajzash nga e gjithë bota të vënë në përdorim aftësitë e tyre për të zgjidhur probleme të komunitetit ku ato jetojnë nëpërmjet teknologjisë. Tre vajzat, të cilat përfaqësohen si një grup i njohur me emrin “D3COders”, falë aplikacionit të tyre kanë arritur ta çojnë Shqipërinë për herë të parë në finale.
Pjesmarrja e tyre në këtë aktivitetet realizohet falë Këndit Amerikan në Tiranë, një platformë e Ambasadës Amerikane për të realizuar projekte të ndryshme. “D3C0ders” bashkëpunojnë me Këndin Amerikan prej vitit 2016, kur ato ishin vetëm 12 vjeç./voa

















