Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tjetër aksident në Librazhd, fugoni me pasagjerë del nga rruga  

Tjetër aksident në Librazhd, fugoni me pasagjerë del nga rruga
Pas aksidentit të rëndë në aksin Librazhd-Përrenjas, ku mbetën të plagosur 6 persona, një tjetër aksident ndodhi pak minuta më parë në Librazhd.  Një fugon me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe dyshohet se ka të plagosur.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan, te kthesa e Murrashit, ku fugoni ka dalë nga rruga.

Fugoni pasi ka dalë nga rruga është përplasur me bordurat mbrojtëse të rrugës dhe fatmirësisht nuk ka rënë në rrjedhën e Shkumbinit që kalon paralel me rrugën kombëtare.

 

Ende nuk janë bërë të qarta shkaqet e aksidentit, por dyshohet të jetë nga reshjet e shiut dhe rrëshqitja./K.C/Dritare.net