Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Status prekës i Ylli Dylgjerit: Fajin e kam unë, jo qeveria.

Status prekës i Ylli Dylgjerit: Fajin e kam unë, jo qeveria.
Ylli Dylgjeri ka filluar dhe dyshon në cilësinë e shikimit të tij. Pasi është përpjekur disa herë të fotografojë maketin e Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, dhe objektivi i aparatit nuk ja ka kapur, dyshon se e ka fajin ai dhe jo perspektiva, largpamësia dhe moderniteti i stadiumit me një pallat, apo pallatit me stadium siç e quajnë disa dashakeq.

Besnik i koalicionit, ai beson se fajin e ka ai dhe Qemali që janë qorra, siç quhen në slangun popullor njerëzit me miopi.

Ja çfarë thotë ai në statusin e tij në facebook të shoqëruar me foto si provë, i bindur si çdo shqiptar i mirë dhe koalicionist luajal, se fajin asnjëherë nuk e ka qeveria:

“Arena e qorrave...

Mundohem ta fotografoj "Arenën Kombëtare". Se fus dot që se fus në objektiv ! O më del jashte fokusit kulla, o më del jashtë stadiumi, o dal qorr Unë! Nejse, une po i fus fotot.

E si mos mjaftojnë sytë qorre, as po dëgjoj më!

Këtu kryeministri yne ka të drejtë.

Qorrat po bëjnë zhurmë?

Duan edhe stadiumin e ri edhe të vjetrin edhe modernin, edhe me PPP edhe me fitim, edhe qënder biznesi edhe zyra edhe parkim, edhe shërbime edhe kullë edhe tullë, edhe 14.000 metra katror për biznesin edhe 4000 metra për Federatën e Futbollit, edhe, edhe...

Nëse edhe këto nuk doni ti shikoni, atëhere do te shihni pllakën Memoriale në hyrjen e Arenës që e bën ëndrën e shqiptareve realitet.

I pahaharruar qoftë kujtimi i Qemalit!

Edhe ky ishte qorr.”/dritare.net

y1

y2