Na ndiqni edhe në

Sport

Partizani mposht Tiranën me rezultatin 2-0 në derbin e kryeqytetit!

Partizani mposht Tiranën me rezultatin 2-0 në derbin e kryeqytetit!

Partizani mposhti Tiranën me rezultatin e pastër 2-0 në derbin e kryeqytetit. Bardheblutë në kaos total nuk arritën të reagonin pas humbjes 6-2 ndaj Dinamos, ndërsa Partizani konfirmoi kthesën në lojë dhe rezultat.

Sfida u zhbllokua që në minutën e 7-të, kur Human, pas një goditjeje këndi, përfitoi nga hutimi i mbrojtjes së Tiranës dhe dërgoi topin në rrjetë pa shumë kundërshtim.

Në pjesën e dytë, skuadra e Kërnajës menaxhoi qetë avantazhin dhe goditi sërish në minutën e 66-të, ku Skuka, pas një topi të humbur nga Meta në mesfushë, depërtoi në zonë dhe në rrëzim e sipër dyfishoi shifrat.

Kriza në kampin bardheblu thellohet më shumë se kurrë. Trajneri Ardian Nuhiu e sheh tashmë stolin të lëkundur, ndërsa tifozët e Tiranës largohen sërish të zhgënjyer./dritare.net