Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Spiropali: Delegacioni i PE foli troç, hodhi poshtë çdo pretendim të opozitës

Spiropali: Delegacioni i PE foli troç, hodhi poshtë çdo
Elisa Spiropali, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka folur për mediat, ku ka komentuar deklaratat e eurodeputetëve dhe reagimin e opozitës.

Spiropali tha se skenat e turpshme të opozitës po bëjnë copë Shqipërinë në sy të botës. Ajo gjithashtu tha se delegacioni i PE foli troç dhe hodhi poshtë çdo pretendim të opozitës

"Opozitën nuk e zgjedhin ne, por ne e mbajmë dorën e shtrirë ndaj saj, edhe pse sot ajo është marrë peng nga persona që e kthyen grupin në kuvend në një grup të arratisur nga detyra. Ne e vlerësojmë mbështetjen që PE i jep vendit dhe i falenderojmë eurodeputetët, që shtëpinë e përbashkët e duan në BE jo në oborrin e Bashës dhe Kryemadhit.

 Mes misioneve raportuese dhe mbikëqyrëse, eurodeputetët kanë kuptuar çdo aspekt të progresit, e dinë se kemi ende shumë për të bërë por nuk impresionohen nga fabulat me skandale dhe përmbysje imagjinare, delegacioni foli troç fare duke rrënuar pikë për pikë çdo pretendim absurd për qeveri tranzitore e parlament jo legjitime. Parlamenti dhe qeveria është zgjedhur me votë dhe problematika e tyre nuk e vë në asnjë diskutim rezultatin. Përgjimet i takojnë gjykatave jo kuvendit, bojkot dhunë dhe djegia e mandateve janë të papranueshme", tha ajo./E.B-dritare.net