
Skifterët përleshen me policinë, si u zbulua banda nga shqiptari me 500 makina
E Martë 13 Dhjetor 2016, 11:11
Dritare.net

Gjatë kontrollit u zbulua se makina me të cilën ata lëviznin ishte përdorur për të kryer vjedhje në rrethinat e Milanos dhe në provincën e Pavias. Policia kërkoi përforcime dhe banda u bllokua në San Donato Milanese. Shqiptarët e rrethuar nuk kishin mend të dorëzoheshin dhe u përplasën me makinën e policisë.
Gjatë përplasjes automjeti i tyre humbi një rrotë dhe ata ia mbathën në këmbë. Arratia nuk shkoi mirë, pasi drejtuesi i mjetit dhe dy të tjerët, pasi u përleshën me policinë, u prangosën, kurse tjetri shpëtoi.

















