Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Skandali/ Ja kush përgjonte mbledhjet në Ministrinë e Brendshme!

Skandali/ Ja kush përgjonte mbledhjet në Ministrinë e Brendshme!
Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme është kallëzuar në Prokurori pasi dyshohet se përgjonte mbledhjet e kësaj ministrie.

Edhe pse rasti është mbajtur i izoluar për mediat, “Top Channel” ka mësuar se bëhet fjalë për drejtorin e komanduar të Emergjencave Civile, Xhuvanaq Gjylameti.

Gjylameti ka përgjuar një mbledhje të kësaj ministrie, ku të pranishëm kanë qenë edhe zyrtarë të tjerë të lartë. Pasi kolegët e tij kanë konstatuar përgjimin, kanë lajmëruar menjëherë Policinë e Tiranës dhe sektorin për krimet kompjuterike, ku si provë materiale është sekuestruar telefoni i Gjylametit.

Gjylameti është duke u hetuar në gjendje të lirë, për veprën penale të zbulimit të akteve ose të të dhënave sekrete që parashikohet nga neni 295/a dhe dënohet nga gjobë deri në 3 vite burg./I.M-Dritare.net