Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

“S’kam këllqe”, studenti ironizon rektorin e UBT, në mbledhjen me Ramën

“S’kam këllqe”, studenti ironizon rektorin e UBT, në
Studentët e Bujqësorit kanë zhvilluar një takim me rektorin e universitetit dhe kryeministrin, Edi Rama. Ndërkohë një student ka ironizuar rektorin, në sy të kryeministrit. Ndërkohë që  i ka kthyer përgjigje Ramës në lidhje me nivelin e formimit, i riu ironizoi shprehjen e rektorit të universitet, ku ky i fundit tha; “S’kam këllqe”.

“Na falni për edukatën, se kaq formim kemi. Se kemi një rektor që na tregon këllqet se sa i ka këtu. S’jam ekselent, kam dhe provime të mbartura.”,- tha studenti.

Ndërkohë rektori tha se, disa gjëra nuk janë në juridiksionin e universitetit.

“Nuk është në këllqet e mia që t’u jap përgjigje për të gjitha pikat pyetjet, pasi disa prej tyre dalin jashtë juridiksionin që ka universiteti.”, -tha rektori./K.C/dritare.net