
Si pergjigjet Eni Vasili, kur e pyesin për Ilva Taren dhe Vjollca Vokshin!
Dritare.net

E ftuar në emisionin “E Diell” gazetarja Eni Vasili, u emocionua kur e pa vetem në studion e lajmeve në Televizionin Shqiptar, në vitin 1997, gjatë luftës së Kosovës në `99-n apo reportazhet e saj të realizuara në RAI & Mediaset.
“Më ka marrë malli për atë periudhë” – u shpreh Vasili.
Gazetarja është pyetur edhe për marrëdhëniet e saj profesionale me Vjollca Vokshin dhe Ilva Taren, asokohe kolege në të njëjtin TV.
“Në atë kohë i kemi pasur shumë të mira marrëdhëniet” tha Vasili “ndërsa sot, Vjollca Vokshi ndodhet diku në Venezuelë e thuajse s`kam më asnjë kontakt me të ndërsa me Ilva Taren, nuk kam shumë marrëdhënie me thënë të drejtën apo frekuentim, kjo për shkak të jetës dhe ritmit të përditshëm” përfundoi gazetarja./ I.M-Dritare.net

















