Shukri Xhelili nuk kërkon vetëm lirinë, ja kërkesa e tij e radhës për Gjykatën!
Dritare.net
Burime pranë Gjykatës saktësuan se në rekurs Xhelili kërkon prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe Apelit për Krimet e Rënda dhe deklarimin e tij të pafajshëm. Nga ana tjetër, kundër vendimit të Apelit ka qenë edhe Prokuroria për Krimet e Rënda, e cila po ashtu ka depozituar një rekurs në Gjykatën e Lartë. Prokuroria kërkon lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë. Në ditët në vijim pritet të caktohet edhe seanca e parë e këtij gjykimi.
Vendimi i Apelit të Krimeve të Rënda, i shpallur në prill të këtij viti, zbuti ndjeshëm masën e dënimit të dhënë më herët ndaj ishkryebashkiakut. Kolegji Penal që shqyrtoi çështjen vlerësoi se Xhelili nuk duhet të akuzohej për akuzën e “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, por për akuzën e “marrëdhënies seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”, mbetur në tentativë. Bazuar në këtë akuzë, Apeli vendosi një dënim përfundimtar me 1 vit e 8 muaj burg.