
Si i grumbullonte Shqipëria 600 ton, bimë medicinale! Flet Isref Rrokaj!
Dritare.net

Isref Rrokaj, tani pensionist ka më shumë se 20 vite që merret me grumbullimin e bimëve medicinale të cilat i vlerëson si pasuria mbi tokë e Shqipërisë.
Zoti Rrokaj në DritareTv rrëfeu se para viteve "90, vendi ynë eksportonte jashtë rreth 600 tonë bimë të thara, duke nisur nga çaji i malit deri tek bari i bletës. Nuk ka si këtë bimë tekson zoti Rrokaj, duke treguar se pse bota i lakmon kaq shumë!
"Unë jam pensionist dhe grumbulloj bimë medicinale. Kam 20 vite që e bëj këtë punë, i grumbulloj nga fshatarët të cilët i mbledhin në mali. Kam pikën time të grumbullimit dhe më vjen makina nga Durrësi, herë herë edhe nga Tirana. Bima medicinale është eksporti i parë i vendit tonë janë mbi 300 lloje bimësh që transportohen nga Shqipëria dhe janë bimët me cilësinë më të lartë në Evropë.
Shqipëria ka shumë bimë të tilla për shembull. Veriu ka boronicën ndërsa ne kemi rigonin e butë e të bardhë dhe trumzën. Bota i kërkon shumë kryesisht shkojnë në Amerikë. Janë 25 kompani në vendin tonë që eksportojnë bimë medicinale , problemi është që nuk kemi fuqi punëtore për t'i mbledhur. Para viteve '90 ne mblidhnim 600 ton tani mblidhen 100 ton. Ka ndikuar mungesa e fuqisë punëtore.
Kërkon forca të reja ky zanat, që të shkojë e t'i mbledhë në mal. Bimët që rriten në mal preferohen pasi kanë më shumë esencë. Këto bimë unë filloj i grumbulloj që prej muajit qershor; duke nisur nga lule murizi, rigoni, bar blete, çaj mali. Sasia arrin 30 deri në 40 ton gjatë gjithë vitit", tha Istref Rrokaj për gazetaren Marina Kërçeli në DritareTv./ M.K-dritare.net

















