Na ndiqni edhe në

Shqiptarë të mrekullueshëm

Si është kuzhina e Vangjelit të Triportit!

Si është kuzhina e Vangjelit të Triportit!

Vangjel Kamberaj, është njeriu që ka punuar më shumë se 44 vite në Vlorë, afër Triportit. U ka dhënë bukë njerëzve që ikën me anije nga Triporti në Itali. Ata donin vetëm bukë thatë, kujton ai. Pastaj ka parë njerëzit që e shkatëruan Triportin.

E vodhën të gjithin në 97-ën. Atëherë pamë tmerrin me sy, ne dhe Triporti, tregon Vangjeli që nuk e la as atëherë atë vend. Edhe tani që në Triport ka rinisur puna, për të bërë portin e ri, përsëri ata që punojnë, hanë te Vangjeli.

“Vajzat e gruaja punojnë, tani. Unë vij vetëm në orën 3 të mëngjesit marr peshkun, bëj gati kuzhinën dhe kur zgjohen ato, këtu është gati. Në këtë restorant i gatuajmë të gjitha, edhe tavën e ngjalës, tradicionale të Nartës. Servirim edhe verën e Nartës.

Si është kuzhina e Vangjelit të Triportit!

Po vajzat më thonë, që njerëzit vijnë për mua, ndaj nuk dimë si do ia bëjmë me këtë pensionin tim. Nuk iki unë jo, po vajzat më thonë, na le këtu. Unë dhe bashkëshortja ime nuk kemi dashur kurrë të largohemi, fëmijët po.

Si është kuzhina e Vangjelit të Triportit!

Kushdo që vjen në këtë restorant, do të gjejë freksinë, detin, gjithçka”, tregon zoti Vangjel./M.K-dritare.net