La Anglinë për Kanionet e Osumit! Flet pronari i bujtinës Bracaj!
Dritare.net
Skrapari është i rrethuar me mrekulli. Që nga tunelet e Pirogoshit, Ura e Kasabashit, shpella e Pirogoshit, te Kanionet e Osumit, Gjurma e Abaz Aliut, Mulliri i Babait, Tunelet e ish-Thesarit të Shtetit, Vrima e Nuses, Tyrbja e Abaz Aliut, çfarë nuk ka në Skrapar e Çorovodë, vetëm presin që ju t'i zbuloni.
Nëse do shkoni në Skrapar këtë vjeshtë dhe do vizitoni Kanionet e Osumit, një ndalesë do ta bëni patjetër te Gest House Bracaj, një prej vendeve më të bukura të kanioneve, aty ku ndaloi edhe stafi i DritareTv për të xhiruar. Në këtë bujtinë gjen gjithçka, që nga rakia e Zaberzanit, deri te rehania dhe byrekët tradicionalë të Skraparit. Çdo gjë në këtë bujtinë është bio.
“Kemi baxhon tonë ku prodhojmë djathë, gjalpë, por kemi edhe fermë pulash. Çdo gjë është bio dhe e zonës sonë. Edhe frutat, perimet i kemi tonat", tregon për gazetaren Rudina Xhunga, pronari i bujtinës.
Në ketë bujtine mund të hash, por edhe të flesh nëse je lodhur nga rruga. Një pjesë e mirë e turistëve, kryesisht të huaj, që zgjedhin të vizitojnë Çorovodën cep e më cep, kalojnë edhe natën në këtë bujtinë, që ka panoramën më të bukur që ju kanë zënë sytë, dhomat me pamje përballë kanioneve të Osumit.
Bujtina Bracaj është ndërtuar nga një djalë i ri, i cili la Anglinë për të ngritur një mrekulli si kjo mbi kanione. Kur e pyeti gazetarja pse u kthye, se më tha mendja u shpreh ai.
“Unë u ktheva nga Anglia për të bërë këtë bujtinë. Punova atje 7 vjet edhe u ktheva. Më tha mendja ktheu edhe u ktheva. Po shihja që turizmi po rritej shumë. Ndaj ndërtova këtë bujtinë.”, u shpreh ai./dritare.net