Na ndiqni edhe në

Shqiptarë të mrekullueshëm

Hackman: I magjepsur nga burrat dhe gratë e Kurveleshit!

Hackman: I magjepsur nga burrat dhe gratë e Kurveleshit!

Burrat dhe gratë e Kurveleshit janë të mrekullueshëm, të njohur për shpirtin luftarak, tregon fotografi dhe udhëtari britanik Robert Hackman, i cili vizitoi çdo cep të Labërisë.

Ndërsa ve lule në një varr dëshmori, Hackman shprehet:

“Rrugët e Kurveleshit janë të mbushura me monumente të njerëzve që humbën jetën duke luftuar në Luftën e Dytë Botërore dhe kjo mes Nivicës dhe Progonatit është më e madhja dhe më mbresëlënëse. Kam bërë një projekt fotografik me lapidarët dhe ndalem gjithmonë kur i shoh.

Ishte një luftë brutale në Ballkan dhe shqiptarët në veçanti bënë rezistencë të fortë për të cilën vuajtën shumë. Burrat e Kurveleshit të njohur për shpirtin e tyre luftarak dhe gratë që i përkrahnin ishin aq të njohur sa që shumë prej tyre u përdorën nga osmanët në ushtrinë e jeniçerëve, e cila është elita e lartë profesionale, pjesë e ushtrisë osmane. Shumë prej tyre janë rekrutuar nga kjo zonë.

Bijtë dhe nipërit e tyre vazhduan luftën dhe u varrosën sot. Burra të guximshëm”./M.K-dritare.net