
Përfundon Love Story/ Meri i rrëmben zemrën Saimirit!
Dritare.net
Programit “Love Story” i ka ardhur fundi mbrëmjen e sotme. Saimiri ka bërë zgjedhjen dhe zemrën duket se ia ka rrëmbyer pikërisht Meri. Genarda, vajza tjetër konkurrente ishte e para që u njoh me vendimin e Saimirit, ndërsa ai e falenderoi për çastet e bukura, por i tha se zemra nuk mund të komandohet.
"Kam pasur më shumë se një pëlqim ndaj teje që ditën e parë. Kemi pasur takimet më të bukura bashkë. Ishe vajza e vetme që më bëre byrek dhe takimi i fundit në Romë ishte për mua takimi më i bukur në Love Story. Megjithatë kam pasur momente që kam menduar se ndoshta ne të dy kemi kërkesa të ndryshme nga jeta. Ti do të vazhdosh modelingun, unë dua një familje, ti do jetesën në Shqipëri, ndërsa unë në Gjermani. Ti pyet veten pse t'i them gjithë këto? Dhe përgjigja është që ti je e zgjedhura ime”, i ka thënë Saimiri Merit. Tanimë kemi një çift të ri në showbiz, Merin dhe Saimirin./M.M-dritare.net

















