Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Ja cilët janë vipat shqiptarë që agjërojnë për muajin e Ramazanit!

Ja cilët janë vipat shqiptarë që agjërojnë

Ky muaj është shumë i veçantë po ashtu edhe për të gjithë besimtarët myslimanë, të cilët janë ende duke agjëruar. Muajin e Ramazanit e feston cdo besimtar, ku pjesë e agjërimit janë edhe vipat shqiptarë.

Sidrit Bejleri postoi një shprehje shumë domethënëse ku shkruhej: “Ramazan nuk do të thotë të humbasësh peshë, por të pastrohesh nga gjynahet! Ju uroj një Ramazan bekimesh, faljesh dhe shëndeti për ju dhe familjet tuaja!”

Dy reperët Mozzik e Getinjo përmes rrjeteve sociale bënë të ditur se po agjërojnë. Edhe këngëtarja Çiljeta ka agjëruar këtë muaj, gjithshtu ka postuar edhe një foto pas faljes së namazit. Gjithashtu edhe Fifi është një nga artistet që agjëron, duke u bërë pjesë e këtij muaji të begatë.“Allahu na e pranoftë agjërimin”, shkruan Fifi në një postim në Instagram./dritare.net