
Foto/ Të famshmit shqiptarë veshur me kostum popullor!
Dritare.net
Veshjet popullore të trashëguara brez pas brezi janë një nga elementet kryesore të kulturës tradicionale. Pavarësisht krahinave të ndryshme ato janë tepër të veçanta dhe të pasura me detaje që të mahnitin.
Që prej lashtësisë janë pjesë e pandarë e kulturës së popullit dhe vazhdojnë të jenë edhe në ditët e sotme të jenë pjesë e traditave.
Por mesa duket veshjet popullore janë kthyer në trend për shumë personazhe të ekranit shqiptar. Shumë prej tyre ķanë postuar në llogaritë e tyre në instagram pozat me veshje tradicionale plot krenari. Disa prej tyre zgjedhin që veshjet tradicionale të jenë pjesë e seteve të tyre fotografike, të videoklipeve, por ka edhe nga ata personazhe që veshjet tradicionale i veshin nëpër udhëtimet e tyre, duke promovuar kështu turizmin kulturor shqiptar.
Dhe është e pamohueshme se ata ngjajnë vërtet të mrekullueshëm me veshjet tradicionale shqiptare.
Ja vipat shqiptarë që kanë pozuar me veshjet tradicionale!
Blendi Fevziu
Gazetari i njohur, Blendi Fevziu njihet edhe për udhëtimet e tij të shpeshta rreth e rrotull botës, por ketë herë ai ka zgjedhur të vizitojë qytetin e Gjirokastrës dhe ai ndau me ndjekësit e tij, foto me veshje tradicionale duke promovuar vlerat e tyre. Ai gjithashtu në emisionin e tij nuk ka hezituar të tregojë destinacionet shqiptare që duhen vizituar me patjetër.
Rudina Xhunga
Gazetarja e mirënjohur Rudina Xhunga në foton më lartë ka dalë në Çajup me gunën e Zagorisë. Nuk është hera e parë, ajo ka veshur kostum popullor edhe në Rehovë kur promovonte Kolonjën.
Nevina Shtylla
Moderatorja e Top Channel ka pozuar me veshje tradicionale dhe duket vërtet shumë bukur.
Elvana Gjata
Nuk mund të mungonte pjesë e kësaj liste këngëtarja e njohur, Elvana Gjata. Ajo njihet si një patriote e vërtetë shqiptare, ku ka realizuar këngën “Kuq e zi “ që shoqëroi kombëtaren shqipëtare në “Euro 2016”, por edhe në koncertet e saj këndon kengë të muzikës popullore moderne.
Emina Cunmulaj
Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare ka realizuar një foto me veshje poullore dhe barkun e rrumbullakosur duke e bërë akoma më të veçantë si foto.
Valbona Selimllari
Ish-misi shqiptar ka ndarë një foto të hershme të Miss Europe 1992 me veshje popullore të Tiranës.
Rudina Dembacaj
Rudina Dembacaj ka postuar së fundmi një video në instagram të vajzës së saj Viktoria e cila shfaqet duke kërcyer me muzikë shqiptare dhe veshje tradicionale.
Ermal Fejzullahu dhe Bes Kallaku
Dy këngëtarët realizuan videoklipin e këngës “Daja” dhe shfaqeshin me kostume popullore.
Luana Vjollca
Moderatorja e njohur ka vendosur që pjesë të setit fotografik të saj të jenë edhe disa poza me kostume tradicionale. Të njëjtën gjë si Luana e kanë modelet e njohura Adriola Dushi, Agnesa Vudhaj dhe Aferdita Dreshaj.
Pjesë e kësaj liste duhet të jetë me patjetër këngëtarja Leonora Jakupi, e cila njihet për patroitizmin e saj të flaktë.
Kjo duhet vlerësuar që personazhet e njohura shqiptare nuk hezitojnë të promovojnë vlerat kulturore të vendit të tyre./R.P/dritare.ne

















