Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Fjolla Morina, shtatzënë!

Fjolla Morina, shtatzënë!

Fjolla Morina, qe kryefjala e lajmeve të fundjavës. Ajo u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi policia i gjeti në çantë, një armë zjarri me 23 fishekë.

Fjolla Morina, shtatzënë!

Nesër së bashku me dy shoqëruesit e saj, do të dalë para gjykatës. Prokuroria e Kukësit, ka çuar në gjykatën e rrethit kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për tre personat. Një ditë para vendimit , mësohet se këngëtarja nga Kosova, është dy muajshe shtatzënë.

Fjolla Morina, shtatzënë!

Lajmi bëhet i ditur në media, bazuar në ekspertizën e mjekut gjinekolog në spitalin e Kukësit.

Këngëtarja është nënë e dy vajzave. Lindja e dytë erdhi surprizë për publikun, pasi ajo e mbajti të fshehtë për një kohë të gjatë. Megjithëse, tha se do të jetë vetë nënë dhe vetë baba, pasi lidhja me biznesmenin nga Kosova, Flamur Azemi, nuk kishte funksionuar. Jo në pak raste ajo është bërë kryefjalë e mediave rozë për jetën e saj private, mirëpo në asnjë rast së fundmi, nuk ka deklaruar se është në një lidhje.

Më parë, nuk është folur për një shtatzëni të mundshme të saj. Lajmi u publikua për herë të parë sot, një ditë para dhënies së vendimit të gjykatës. /L.F-dritare.net