
Dua Lipa dhe Kylo Ren kanë ndikuar në zgjedhjet e prindërve për emrat e fëmijëve.
Zyra për Statistikat Kombëtare, ONS, tha se foshnjat e quajtura Dua u dyfishuan në vitin 2019 në krahasim me vitin 2017. Ndërsa popullariteti i Kylo është rritur që nga filmi 'Luftërat e Yjeve' në vitin 2015.
Por Oliver dhe Olivia janë akoma shumë të preferuar në Angli dhe Uells, më shumë se 9000 foshnje quajtën të tillë.
ONS tha se 126 foshnje u quajtën Duan në vitin 2019, krahasuar me 63 në vitin 2017.
Emri Kylo duket se i është rritur popullariteti që nga paraqitja e parë e Kylo Ren në vitin 2015. Që atëherë numri i djemve me emrin Kylo është rritur nga 10 në 67 në vitin 2019.
Ndërkohë emri Alexa, nuk është më i preferuar si më parë, 332 foshnja mbanin këtë emër në vitin 2016 dhe vetëm 39 në vitin 2019.
Edhe pse janë emrat më të njohur, Olivia dhe Oliver kanë pësuar një rënie. Vetëm 4082 foshnja u quajtën Olivas vitin e kaluar, krahasuar me 4598 një vit më parë.
Oliver, i cili ka qenë emri më i preferuar për djem që nga viti 2013, ka pësuar një rënie. Vetëm 4392 foshnje u emërtuan me këtë emër krahasuar me 5390, një vit më parë.
David Corps nga ONS, tha: “ Oliver dhe Olivia vazhduan mbretërimin tyre si emrat më të preferuar për foshnjat për vitin 2019, por analiza tregon se zgjedhjet mund të ndryshojnë në varësitë moshës së nënës”.
“Nënat e reja zgjodhën për vajzat e tyre emrin Harper, të tillë e quajti Victoria Beckham vajzën e saj në vitin 2011. Ndërsa nënat më në moshë zgjodhën emra më tradicional si Jack dhe Charlotte”
Megjithatë Jack është emri i tetë më të njohur te djemtë , ai ka rënë ndjeshëm që nga kulmi i tij në vitin 1996, kur më shumë se 10,000 bebe u quajtën të tillë.
Ndërkohë edhe emrat për vajzat si Ruby dhe Laureb ka pësuar rënie të vazhdueshme.
Disa emra rrezikojnë të zhduken fare si: Nichola dhe Stacy./R.P/dritare.net

















