
Arbana humb gjyshin: Le pas shembullin e një dashurie si në përralla!
E Martë 16 Shkurt 2021, 21:09
Dritare.net
Moderatorja Arbana Osmani ditën e sotme ka humbur gjyshin e saj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një statusi në “Instagram”. Krahas videos me kujtime me gjyshin e saj, ajo shkruan se ka qenë me fat që e ka patur kaq gjatë në jetë, por e ka zemrën e thyer me ikjen e tij.
“Kam qenë me fat qe i kam patur kaq gjatë në jetën time, por gjithsesi humbja e tyre ma ka thyer zemrën. Sot iku gjyshi, fiks një vit pas Nanës, duke na lënë pas kujtimet, historikun, debulesën për patatet e skuqura dhe shembullin e një dashurie si në përralla. Dhe këtë surprizë të bukur, të paharrueshme, me të veçantën ndonjëherë për të cilën do të të jem gjithmonë mirënjohëpse ty @eduartgrishaj dhe stafit tim të Duas”, ka shkruar ajo./M.M-dritare.net
View this post on Instagram

















