Na ndiqni edhe në

Shqip

Si votuan shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, në SHBA!

Si votuan shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës,

Studiuesi Agron Alibali i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV tregoi se si votuan shqiptarët në Amerikë. Alibali tha se shqitarët e Kosovës votuan për Kamala Harris, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë për Donald Trump.


“Vota shqiptare ka qenë votë jomonolitë. Shumë miq të mi shqiptarë nga Kosova kanë pasur një farë frike, kufizimi, ndjenje mohuese për Trump-in dhe nuk kanë votuar për të sepse mendohet se administrata e tij ka qenë e njëanshme në raportet Kosovë-Serbi. Kjo lidhet edhe me rolin e këshilltarit të tij Richard Grenell. Vota e shqiptarëve të Kosovës ka qenë për Kamala Harris-in, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë një pakicë ka shkuar për zonjën Harris, edhe pjesa më e madhe dërrmuese kanë votuar për Trump-in.”, tha zoti Alibali në DritareTV./K.C/dritare.net