
Shehi zbardh prapaskenat: Çfarë kërkoi Basha që të futej në koalicionin tonë!
Dritare.net
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, teksa forca e tij është regjistruar në koalicion me partinë "Djathtas 1912" të deputetit Enkelejd Alibeaj. Shehi tregon se përse Lulzim Basha nuk u bashkua me koalicionin dhe kërkesat që kishte ai.
Dritan Hila: Po Lulzim Basha pse nuk erdhi me ju?
Dash Shehi: Sepse Basha kishte pretendime. Donte ta drejtonte ai koalicionin sepse sipas tij ata janë grup më i madh, më të organizuar. Unë nuk kam qenë kundër. Do ta kisha kapërditë edhe këtë për hir të një bashkimi. Por një lloj grotesku brenda qëndrimit të Bashës e ka. Po çfarë pretendon Basha? Ka bërë një parti dhe ka vënë një djalë shumë të mirë në krye. E drejta e vet. Po si po hyn ai në zgjedhje që ka pretendime që është kryetari i PD-së dhe që do luftojë për vulën deri në Strasburg, që thotë se te partia e re nuk është ai kryetar dhe koalicionin tonë do ta drejtonte djali që vuri ai, por që nuk e njeh kurrkush. Ky është absurd i madh./K.C/dritare.net

















