Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dashamir Shehi flet për zgjedhjet e 11 majit: Ja pse u bashkova me partinë e Alibeajt!

Dashamir Shehi flet për zgjedhjet e 11 majit: Ja pse u bashkova me

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, teksa forca e tij është regjistruar në koalicion me partinë "Djathtas 1912" të deputetit Enkelejd Alibeaj. Shehi u ndal te listat e kandidatëve, duke theksuar se kanë zgjedhur listat e hapura, pasi qytetarët shqiptar duhet të zgjedhin se kush duhet të shkojë në parlament.

Dash Shehi: Këtu ku jam futur unë është listë e hapur. Mund të ma kalojë dikush që nuk e ka dëgjuar njeri në politikë.

Dritan Hila: Zoti Shehi mos kishte ndonjë xhelozi ndaj jush sepse jeni politikan i vjetër, keni njohje, jeni tiranas i vjetër.

Dash Shehi: Po listë e hapur është. Nëse dikush prej këtyre do më kalonte mua do bëheshin dy, tre. Tani lista e përbashkët do kishte dy gjëra të mira. Jo vetëm eliminimin të këtij kodi zgjedhor që është i mbrapsht, por do prodhonte një sinergji politike dhe dy morale të reja. Njëri që këta njerëz pranojnë listat e hapura për t’i dalë ballazi qytetarëve dhe që kanë një dëshirë përbashkuese. Edhe ky është moral i ri, sepse në Shqipëri nuk bashkohen kurrë. Ne e kemi dhënë një sinjal, që dy parti janë bashkuar./K.C/dritare.net