Na ndiqni edhe në

Shqip

Roland Bimo: Shqipëria dhe Kosova të zgjohen, nuk do ta bëjnë luftën tonë, BE dhe SHBA!

Roland Bimo: Shqipëria dhe Kosova të zgjohen, nuk do ta

Ambasadori Roland Bimo i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTv foli për fatin e Shqipërisë dhe Kosovës, tani që në krye të Shtëpisë së Bardhë u vendos Donald Trump. Zoti Bimo bëri një thirrje, që dyja vendet të zgjohen dhe mos presin që luftërat tona t’i bëjnë BE-ja dhe SHBA-ja.


Dritan Hila: Kam frikë se me administratën Trump, Kosova nuk do ta ketë aq të lehtë. Jo se janë armiqësore, por kanë një të menduar tjetër.

Roland Bimo: Besoj shumë që në katër vitet e ardhshme marrëdhëniet ndërkombëtare në vend që të shkojnë drejt bashkëpunimit ndërkombëtar, do të shkojnë drejt rinacionalizimit të marrëdhënieve të shteteve anëtare të BE-së. Ndërkohë që ne prisnim që BE-ja të ushtronte presion mbi 5 shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, do ketë gjithmonë më pak presion ndaj tyre. Nuk ka asnjë shans që këto pesë shtete të bëjnë ndonjë hap në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Për pasojë edhe njohjet ndërkombëtare të Kosovës do të frenohen sepse në SHBA janë deklaruar që nuk interesohen më për demokracinë dhe lirinë nëpër botë. Besoj që janë kushtet më të pafavorshme për Kosovën dhe Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe rajonale. Shpresoj që kjo të shërbejë si thirrje për t’u zgjuar sepse nuk do na e bëjnë të tjerët punën tonë. Sepse këto katër vitet e fundit, të dyja vendet janë munduar të diskreditojnë sa më shumë Serbinë, si agjente e Rusisë në rajon, në mënyrë që BE-ja të bëjë atë që duam ne të bëjë me Serbinë. Kjo jo vetëm që nuk ka pasur rezultat pozitiv, përkundrazi ka bërë efektin e kundërt. Duhet të ketë një rikalibrim të strategjisë shqiptare për të arritur qëllimet tona. Nuk mund ta bëjë BE-ja luftën tonë./K.C/dritare.net