
Politika që do ndjekë Donald Trump në Evropë! Flet ambasadori Roland Bimo
Dritare.net
Ambasadori Roland Bimo i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për betimin e Donald Trump si presidenti i 47-të i SHBA-ve dhe premtimet e bëra nga ai gjatë fjalimit të djeshëm, që nga Kanadaja që do jetë shteti i 51-të i SHBA-së, ndryshimi i emrit në Gjirin e Meksikës, Groenlandës, etj. Në raport me Evropën, zoti Bimo thotë se Trump do të përdorë më shumë një raport bilateral transaksional, sesa bazuar në institucione si NATO-ja, BE-ja.
“Gjatë fjalimit të tij, zoti Trump përdori fjalën ekspansion i Amerikës. Kjo të bën të mendosh një teori që thotë se pika me të cilën po hyjmë me zotin Trump, nuk është më ajo e institucioneve ndërkombëtare, por është epoka e shteteve nacionale që do veprojnë mbi bazën e ligjit të xhunglës, pra i forti bën atë që do dhe i dobëti e pëson. Ka shumë mundësi që edhe në raport me Evropën, zoti Trump të përdorë një raport bilateral transaksional, sesa bazuar në institucione si NATO-ja, BE-ja. Pra SHBA-të do të hyjnë me botën në raporte individuale sesa në raporte të drejtuara nga një kuadër ndërkombëtar siç kanë qenë deri tani.”, tha zoti Bimo në DritareTV./K.C/dritare.net

















