Na ndiqni edhe në

Shqip

Pse Enver Hoxha filloi spastrimet në parti në vitet ’73! Flet historiani!

Pse Enver Hoxha filloi spastrimet në parti në vitet ’73! Flet

Historiani Pëllumb Xhufi në Shqip nga Dritan Hila, DritareTv tregoi disa nga arsyet se pse Enver Hoxha filloi spastrimet në partinë e tij dhe shtrirjen e luftës së klasave.

Zoti Xhufi rrëfen se gjithçka nisi pasi Enver Hoxha u sëmur rëndë rreth viteve ’73 dhe ishte momenti kur diskutohej se kush do të ishte pasardhësi.

“Enver Hoxha kaloi sëmundje të rëndë në vitet ’73. U mblodh Byroja politike, Enver Hoxha ishte vërtet keq. Fjalën e mori Mehmeti, pasi e takonte nga afër dhe njihte kartelën e Enver Hoxhës.

Thuhet që mbas tij e mori fjalën Beqiri, që kishte marrëdhënie shumë të mira me Hysniun, por jo me Mehmetin. Kur u çua Beqiri, tha se partia ka krahun e djathtë të Enver Hoxhës, Mehmet Shehun. Një xhentilesë që Mehmetit nuk i pëlqeu, iu duk e tepërt. Shkoi për të informuar Enverin dhe i tha që i bëri përshtypje fjala e Beqirit.

Pas këtij momenti, Enverit iu krijua përshtypja se ishin krijuar grupe, pa u larguar ai ende nga jeta dhe po flitej për pasardhësin. Kjo mund të ketë kushtëzuar sjelljen e tij pasi e mori veten, nga 73-shi dhe tutje. Mundet që Mehmetit nuk donte t’ia linte pushtetin, kishte autoritet të padiskutueshëm. Vetëvrasja e Mehmetit i dha fund sistemit, në vitet ’83. Ramizi nuk kishte vendimmarrje dhe ashpërsinë e Enverit.

Fundi i një pushteti kështu është. Edhe vajza e Stalinit në kujtimet e saj, rrëfen momentin kur ai ndodhej në shtatin e vdekjes, që ai hapi sytë dhe pa egër dhe mos besimi të gjithë ata që i rrethonin. Në këto sisteme kështu funksionon, nuk ke besim se kujt do t’ia lësh pushtetin. Mehmeti linte kokën për Enverin por ka pasur sjellje të ashpra të kohës së luftës, për të cilat Komiteti Qendror e ka kritikuar”, tregoi historiani./M.K-dritare.net