
Si u krijua Partia Komuniste e Shqipërisë! Flet Pëllumb Xhufi!
Dritare.net
Historiani Pëllumb Xhufi në emisionin Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV, foli për fillimet e krijimit të partisë komuniste në Shqipëri. Zoti Xhufi tregon për hapat që u morën deri më 8 nëntor të 1941, dita kur komunistët nga grupime të vogla që ekzistonin që prej 1920, formuan një parti.
“Thuhet shpesh që partia komuniste është krijuar nga partia komuniste Jugosllave, por kjo nuk është e vërtetë. Partia Komuniste në Shqipëri ekzistonte që prej viteve 1920. Ishin grupe komuniste që nuk kishin lidhje me lëvizjen komuniste jugosllave. Këto grupime shfrytëzuan momentin fatal të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, kur lindi nevoja që këto grupe të bashkoheshin për të krijuar partinë komuniste shqiptare.
Një përfaqësi e Partisë Komuniste Jugosllave si Fadil Hoxha dhe Dushan Mugosha erdhën të takonin grupet komuniste në Shqipëri. E nisën nga Shkodra, por kur erdhën në Tiranë, hasën vështirësisë, pasi nuk u pritën. Ata u kthyen pasi i kërkuan dokumente përfaqësimi, nga vinin, në emër të kujt vinin të takonin grupet komuniste në Shqipëri. Pas këtij konflikti, një javë më pas Koço Tashko, shkon në Pejë për të kërkuan ndihmën e partisë jugosllave, për të shuar këto kontradikta dhe realizimin e bashkimit.
Mugosha erdhi nga Jugosllavia ndërsa Miladin Popoviçit që kishte një pozitë më të lartë në, ishte i arrestuar në kampin e Peqinit. U organizua me këtë rast edhe një aksion për lirimin e tij që u arrit. Të dy morën pjesë në mbledhjen për shkrirjen e grupeve komuniste në 8 nëntor të 1941 dhe u realizua krijimi i partisë komuniste.
Enver Hoxha si fillim u caktua sekretar provizor i Partisë Komuniste. U vendos një rregull që për shkak të kontradiktave që kishin trashëguar grupet komuniste, kryetarët e grupeve do të përjashtoheshin nga postet drejtuese. Madje nuk u bënë as anëtarë të komitetit qendror që ishin rreth pak vetë, Qemal Stafa, Enver Hoxha, Nako Spiro, një grup i vogël që në mbledhjen që u bë në Elbasan, u zgjerua me anëtarë të rinj.
Këtu nis historia e partisë komuniste dhe të përfshirjes së saj të drejtpërdrejtë në organizimin e rezistencës antifashiste. Meritë e partisë komuniste ishte që e rreshtoi atë rezistencë jo në binarët e lëvizjes komuniste por në binarët e lëvizjes antifashiste mbarë botëror.”, u shpreh zoti Xhufi në Dritare TV./L.F-dritare.net

















