Na ndiqni edhe në

Shqip

Opozita kërkon probleme, por do të sabotohet! Flet Mentor Kikia!

Opozita kërkon probleme, por do të sabotohet! Flet Mentor Kikia!

Gazetari Mentor Kikia në Dritare TV tha se protesta e Rithemelimit kërkoj të krijojë tensione në vend. Zoti Kikia tha se nëse protestat do të zgjasin me ditë të tëra, nuk do të mbështeten nga qytetarët dhe do ta sabotojnë kauzën e opozitës.

“Kjo është një metodë që po përdoret për herë të parë, pasi kryesisht protestat janë mbajtur në qendra urbane. Ndërsa sot, janë bllokuar 4-5 kryqëzime më të rëndësishëm në vend. E gjithë skema është tentativë për të krijuar probleme. Mund të ketë edhe incidente. Këto lloj protestash fillimisht janë mbajtur sapo qeveria e Partisë Demokratike e drejtuar nga Aleksandër Meksi, bëri përpjekje e parë për të vendosur rregull mbi ndërtimet informale. Në fillim të viteve ’90 ku qytetarët kudo që gjenin tokë të lirë ndërtoi dhe ndodhi ai kaosi i madh që e shohim edhe sot, ndërtimet informale. Aty pati një reagim agresiv, ku u bllokuan rrugët në Labrakë, me pirgje gurësh, djegie gomash etj. Edhe socialistët kanë protestuar me bllokime rrugës, ndërsa të tjerat kanë qenë të përqendruara me qendra urbane.

Sot nuk besoj që Rithemelimi kërkon të tregojë forcë, por pakënaqësinë dhe krijimi i situatës kaotike. Por nuk e fitojnë simpatinë e qytetarëve në këtë mënyrë, pasi i dëmton jetën sociale të tyre, i bllokon rrugën dhe i lë në trafik për orë të tëra.

Një protestë e përnatshme, krijon problem, përtej të drejtës që opozita ka për të kundërshtuar qeverisjen në vend. E kemi parë këtë praktikë në vendet e ndryshme të BE, kryesisht fermerët, të cilët e kanë të pamundur për t’u bërë një turmë e madhe dhe të shkojnë në shesh që të detyrojnë qeverinë për të plotësuar kushtet e tyre. Ka rezultuar e efektshme kjo lloj proteste, në disa shtete. Këto imponohen përmes kaosit që krijojnë në qytet, por në Shqipëri nëse kjo situatë zgjat, askush nuk do t’i kuptojë”, tha gazetari në Shqip nga Dritan Hila, DritareTV./M.K-dritare.net