Na ndiqni edhe në

Shqip

Çfarë ndodhi në takimin mes Ramës dhe Belerit! Flet Mentor Kikia!

Çfarë ndodhi në takimin mes Ramës dhe Belerit! Flet Mentor

Gazetari Mentor Kikia në Shqip nga Dritan Hila foli për takimin e Fredi Belerit në Tiranë si eurodeputet në zyrën e Kryeministrisë.

“Në sytë e shqiptarëve, Rama po përpiqet të dalë i larë nga kjo histori. Është një ironi e fatit që një personazh që nuk ishte kurrkund në axhendën e politikës shqiptare, për shkak të kandidimit në vendin dhe kohën e duhur, Beleri u shndërrua në personazh dhe protagonist. Ishte këmbëngulja e Greqisë për ta bërë eurodeputet dhe për të qenë pjesë e ekipit që erdhi sot në Tiranë.

Takimi ka qenë formal, ku janë diskutuar disa sektorë, që përputhen me axhendën e Bashkimit Evropian në kuadër të çeljes së negociatave. Edhe delegacioni i Parlamentit Evropian është në të njëjtën frymë, edhe pse nuk ka të njëjtën peshë dhe konkluzionet e tyre nuk interferojnë me komisionet që ngre Brukseli për të monitoruar kushtet që duhet të plotësohen. Gjithsesi janë delegacione politike që formësojnë opinione për Parlamentin Evropian dhe Komisionin Evropian.

Marrëdhëniet me Greqinë në këtë fazë ku ndodhemi, besoj që kemi fituar një lloj krenarie. Kjo për faktin se faktori emigracion, i cili 2 dekada më parë ka qenë sa një mollë shpëtimi për familjet që kanë qenë këtu, ka qenë dhe një mollë sherri me grekët. Sa herë që Athina kishte fërkime me Tiranën, e shfrynte menjëherë këtë lloj reaksioni politik, tek emigrantët shqiptar. Mbaj mend asokohe edhe operacionin fshesa, që sa herë kishte përplasja, Athina ngarkonte emigrantët dhe i shkarkonte në pika kufitare.

Por sot kushtet kanë ndryshuar.

Emigrantët nuk janë të ndikuar nga këto lloj operacione, pasi janë integruar më shumë se 25 vite në Athinë, si dhe Tirana nuk shantazhohet më lehtë. Përkundrazi është duke marrë rolin e një komuniteti i cili po konsiderohet edhe nga vetë grekët”, tha gazetari në Dritare TV./M.K-dritare.net