Na ndiqni edhe në

Shqip

Kryebashkiaku Ermal Dredha: Si do ta kthejmë Vlorën në perlën e Mesdheut!

Kryebashkiaku Ermal Dredha: Si do ta kthejmë Vlorën në

Kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha erdhi sot në Shqip nga Dritan Hila në DritareTV për të treguar projektet e reja që kanë për qytetin bregetar. Dredha thotë se janë disa projekte, që kanë synim ta kthejnë Vlorën në perlën e Mesdheut në turizëm, sepse është një qytet i bekuar nga Zoti me një pamje përrallore.


“Vlora në vetvete është magji. Vlora i ka të gjitha, e ka bekuar Zoti. Ka një dominim të natyrës, ka detin, ka njerëzit që janë shumë mikpritës. Vlora po pëson një zhvillim të madh, që duket si një shok kulturor. Infrastruktura është shumë e mirë. Sigurisht ka boshllëqet e veta, por tani është shumë më mirë në krahasim me si ka qenë. Vlora është projekti pilot i turizmit, që më pas është përhapur në gjithë Shqipërinë. Në Vlorë po punohet me ritme shumë të mira. Unë mburrem me Vlorën, sepse është një nga ato qytete që nuk është dëmtuar nga kaotizmi në ndërtim. Po të shkosh në Kaninë, ku shikohet Vlora në pëllëmbë të dorës, sheh sa shumë pak është ndërtuar në këtë qytet. Kjo na bën që ne ta ndërtojmë më mirë Vlorën, sepse ka edhe vijë bregdetare shumë të gjerë. Këto hapësira që ne kemi mund t’i shfrytëzojmë të bëjmë investime që t’i mbeten kohës. Me projektet e ardhshme të qeverisë duam të bëjmë disa ndërtime që i japin akoma më shumë vlerë qytetit; që te pjesa e hotelerisë, pallateve. Të gjitha po bëhen në një mënyrë që do të na bëjnë krenarë. Janë hapur dimensionet e mënyrës së të menduarit për të bërë biznes në Vlorë. Po ta shikosh edhe vlera e pronës është rritur shumë në krahasim me 7 vjet më parë. Imagjino se çfarë do të ndodhë pas 10 vjetësh. Vlora është në një fazë që do të shpërthejë dhe do të bëhet një nga perlat e Mesdheut. Edhe këtë e them me siguri të plotë.”, thotë kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha në DritareTV./K.C/dritare.net