Këshillat e nënës që i japin fuqi një modeli shqiptar në New York!
Dritare.net

Përtej shkëlqimit të pasarelave, forca më e madhe e modelit Jurgen Likajt buron nga lidhja e tij e thellë me familjen, veçanërisht me nënën. Në një moment tejet prekës, ai në Dritare TV rrëfeu me lot në sy se si këshillat e saj i shërbejnë si udhërrëfyes çdo ditë.
Ai ka shkruar në murin e dhomës së tij një sërë citatesh motivuese të marra prej saj, si “Bëhu krenaria e vetes tënde” dhe “Beso në intuitën tënde”.

Këto fjalë i japin forcën për të përballuar sfidat e jetës në një qytet të madh. Telefonata e parë pas lajmit se ishte pranuar në New York Fashion Week ishte me të, dhe bekimi i saj ishte mbështetja më e madhe. Kjo pjesë e rrëfimit të tij tregon se pas çdo suksesi, qëndron një dashuri dhe mbështetje e pakushtëzuar familjare.
Jeta larg familjes, në një “xhungël” siç e përshkruan ai, nuk ishte e lehtë. Megjithatë, momenti kyç erdhi me pjesëmarrjen në New York Fashion Week, një përvojë që e bëri të dashurohej përfundimisht me botën e pasarelave, dritave dhe kamerave. Ai theksoi me emocion se ishte i vetmi model shqiptar në audicionet ku mori pjesë, një fakt që e mbush me krenari.
Për të siguruar jetesën, Jurgen punon me kohë të plotë si stilist flokësh dhe make-up artist në një sallon në pronësi ruse, një zanat që e mësoi në Shqipëri para se të largohej.
Ai vlerësoi thellësisht mbështetjen e punëdhënësve të tij, të cilët e inkurajojnë të ndjekë ëndrrat e tij në modeling./dritare.net
