
Ish-ministri i Drejtësisë: Altin Dumani po mbivlerësohet!
Dritare.net

Shefqet Muçi, ish-ministër i Drejtësisë në Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTv foli për dështimet edhe sukseset e Reformës në Drejtësi. Zoti Muçi tha se SPAK po jep fryte, ndërsa shtoi se kjo strukturë e posaçme antikorrupsion duhet të fuqizohet më tepër, që të japë rezultate sa më shpejt.
“Reforma në Drejtësi është reforma më e thellë ndër vite, që u mendua si reforma që do të binte drejtësinë që donim ne. Them që ia ka arritur pjesërisht, jo plotësisht. Për shumë gjëra kjo nuk është drejtësia që ne kërkojmë. Ne duhet të luftojmë që ta përmirësojmë këtë drejtësi. Nëse ajo funksionon pjesë-pjesë, nuk i përballon dot detyrat që ka shteti, apo shoqëria. Unë them që në një pjesë kjo reformë edhe ka dështuar, edhe ka dëmtuar. Po ta identifikosh me SPAK-un drejtësinë kemi arritur rezultate. Po të shikojmë cila është drejtësia e vërtetë do shohim që jemi shumë mangët edhe që kemi bërë mbrapa në disa raste. Reforma bëhet që të përmirësohet cilësia e punës, cilësia e dhënies së drejtësisë, edhe shpejtësia që qytetari, institucionet, të kryejnë sa më parë detyrat e tyre, që dosjet të hapen shpejt.
Në prokurori dhe gjykatë, kryetari është njësoj si të gjithë. Kështu duhet të jetë dhe roli i Altin Dumanit. Dumani ka një trajtim më të veçantë se të tjerët, të ardhura më të larta, por jo se ka kompetenca më shumë në fushën e drejtësisë. Në fushën e drejtësisë është ai që ka dosjen në dorë. Pra, nuk është Altin Dumani por sistemi. Unë nuk jam për njëshin, por për rregullt dhe institucionin. Njëshi vijnë dhe ikën, institucioni ngelet.
Di të them se Dumani e ka trembur, shkundur, politikën shqiptare dhe ka bërë shumë mirë”, tha ish-ministri./M.K-dritarfe.net

















