Na ndiqni edhe në

Shqip

Ish-deputeti i PD-së, kur kaloi 7501! Berisha na tha ta votojmë! Flet Bardhyl Reso

Ish-deputeti i PD-së, kur kaloi 7501! Berisha na tha ta votojmë! Flet

Për të kuptuar rrënjët e problemit të pronave në Shqipëri, duhet të kthehemi pas në kohë, në korrikun e vitit 1991, kur u miratua ligji 7501. Ky ligj, i propozuar nga Partia Socialiste, synonte t'u jepte tokë bujqësore në përdorim familjeve anëtare të kooperativave bujqësore, pas shkatërrimit të sistemit komunist. Në thelb, ligji ndalonte shitblerjen e tokës, duke e dhënë atë vetëm për përdorim, me qëllim që të shmangej një krizë ushqimore dhe sociale në një vend ku 70% e popullsisë jetonte në fshat.

Këtë e pohon në Shqip nga Rudina Xhunga, në Dritare Tv, Bardhyl Reso, deputet në vitin 91, atë ditë korriku kur u votua. Reso thotë se miratimi i tij ishte një lojë politike komplekse. Partia Socialiste, duke pasur shumicën në parlament, do ta kalonte ligjin gjithsesi. Partia Demokratike, për të mos humbur votat e fshatarësisë dhe për të mos u dukur si parti kundër interesave të tyre, vendosi ta mbështesë atë masivisht. Urdhri për grupin parlamentar ishte i qartë: votoni pro.

Berisha na tha të votojme, kujton Reso.

“Vetëm një grup i vogël deputetësh, përfshirë mua, votuam kundër, duke argumentuar se ky ligj cenonte parimin themelor të pronës private, një nga shtyllat mbi të cilat duhej të ndërtohej demokracia. Siç do të tregohej më vonë, ky ligj, edhe pse ndoshta i nevojshëm në kontekstin e kohës, hapi një 'Kuti të Pandorës' që do të shkaktonte dekada konfliktesh, padrejtësish dhe do të shërbente si bazë për abuzimet e mëvonshme.

Nëse ligji 7501 ishte gabimi fillestar, amendimet e bëra në vitet pasuese, veçanërisht në '93 dhe '95, ishin gozhda e fundit në arkivolin e pronës dhe bujqësisë shqiptare. Gabimi fatal ndodhi kur u lejua shitblerja e tokave të ndara me këtë ligj. Kjo lëvizje, shpesh e justifikuar me permiresime hapi dyert e një kaosi të paprecedentë. Politikanët prane Berishes dhe njerëzit e lidhur me ta filluan të përvetësonin toka masivisht, duke shfrytëzuar boshllëqet ligjore dhe duke injoruar pronarët e ligjshëm.- shprehet Reso.

Pasojat nuk ishin vetëm juridike, por edhe ekonomike. Parcelizimi ekstrem i tokës, ndarja në ngastra të vogla pa asnjë plan strategjik, i dha fund bujqësisë së organizuar. Sistemet e kullimit dhe vaditjes, të ndërtuara me dekada, u shkatërruan plotësisht. Sot, bujqësia shqiptare vuan pasojat e këtij fragmentimi, duke u kthyer në një aktivitet mbijetese në parcela të vogla, pa aftësinë për t'u bërë konkurruese. Ndërkohë, tokat më të vlefshme, sidomos në bregdet, u bënë pre e spekulantëve dhe zyrtarëve të korruptuar.

Dokumentacioni i plotë hipotekor që ekzistonte pas rënies së komunizmit u injorua qëllimisht, sepse plani ishte i qartë: tokat duhej t'i merrnin ata që bënin ligjet. Keshtu politikane e gjyqtare u bene pronare te Shqiperise.

Ngjarja e fundit tragjike, vrasja e gjykatësit, duhet të shërbeje si një kambanë alarmi për politikën dhe drejtësinë. Ata duhet ta kuptojne qe ose do te kete nje ndarje te drejte te prones, ose do te jene pergjegjes te kaosit dhe anarkise qe mund te kete zgjuar vrasja e gjykatesit te njerez qe kane humbur pronat. Ka ardhur momenti që kjo histori të marrë fund.- thotë Bardhyl Reso, ish-deputet i parlamentit shqiptar në korrik '91, kur kaloi ligji 7501./ dritare.net