Na ndiqni edhe në

Shqip

Çfarë duhet të mësojmë nga zgjedhjet në Amerikë! Flet studiuesi!

Çfarë duhet të mësojmë nga zgjedhjet në

Studiuesi Agron Alibali në Shqip nga Rudina Xhunga foli për zgjedhjet në SHBA, fitoren historike të Donald Trump dhe rikthimin në Shtëpinë e Bardhë. Zoti Alibali po ashtu tregoi se si opozita shqiptare duhet të veprojë në zgjedhjet e ardhshme, për të fituar pushtet, bazuar edhe në mësimin që dhanë zgjedhjet amerikane.

Nëse kërkon votë, tha zoti Alibali, duhet të bësh beteja në Kuvend, jo bojkot dhe dhunë, ndërsa theksoi se fushata elektorale për 2025-ën duhet të jetë e monitoruar nga opozita.

“Bojkoti është gjëja e fundit që PD duhet të bëjë në këto momente. Opozita ka diçka që mund të marrë si mësim nga zgjedhjet në Amerikë. Pjesëmarrja e gjallë dhe e larmishme në procesin politik. Debatet në Kuvend, përdorimi i procedurave parlamentare në çdo hap për të kontrollor, monitoruar dhe kundërshtuar projektligjet e qeverisë. Angazhimi i gjyqësorit, për të balancuar pushtetet. Angazhimi i Gjykatës Kushtetuese, jo dhunë, bllokime të rrugëve, Kuvendit.

Këto taktika nuk janë produktive.

Mësimi shumë i madh është edhe ruajtja e votës, që fillon nga momenti kur miratohet buxheti. Të përjashtohet mundësia që të bëhen shtesa në buxhet, me akt qeveritar, siç u bë në zgjedhjet e kaluara. Papritur u miratuar një akt normativ që u bë një buxhet shtesë për zgjedhjet. Jo, buxheti për zgjedhjet duhet të diskutohet më herët në komisione, më pas të miratohet. Ky buxhet duhet të jetë shumë i kontrolluar, shpenzimet e partive politike dhe të ndahet prerazi; çfarë është shpenzim qeveritar dhe çfarë është shpenzim politik për fushatë.

Duhen marrë masa që tani, opozita të mobilizohet që asnjë qindarkë e buxhetit të përdoret për efekt elektoral nga partitë politike.

Në qoftë se kryeministri shkon në një qytet të Evropës apo SHBA, dhe bën fushatë elektorale, edhe pse nuk ka nisur ende, duhet të ngrihet një pyetje. A ka shkuar kryeministri me shpenzimet e PS apo buxhetit të shtetit si kryetar i qeverisë. Nëse bën fushatë elektorale, duhet të shkojë nga buxheti që është miratuar për Partinë Socialiste. Opozita duhet të kontrollojë po ashtu edhe fondet që jepen për televizionet”, tha zoti Alibali në DritareTV./M.K-dritare.net