
Dua të fitojë Harris sepse gratë nuk i çojnë djemtë në luftë
Dritare.net
Shkrimtari Lis Bukuroca i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV foli për zgjedhjet presidenciale që po mbahen ditën e sotme në Amerikë. Zoti Bukurocs thotë se dëshiron që zgjedhjet t’i fitojë Kamala Harris sepse ajo si grua do të ndikojë që të shuhen konfliktet edhe luftërat në botë.
“Unë votën time do e jepja për Kamala Haris. Por kam frikë se do fitojë Donald Trump. Nëse fiton Trump, Ballkani do ta ketë të vështirë të integrohet në Evropë sepse ai do ta ndalë luftën në Ukrainë dhe pastaj Evropës nuk i intereson Ballkani. Neve na intereson që Ballkani të jetë në paqe. Nga natyra se si i drejtohet Popullit mendoj që Harris meriton të jetë në Shtëpinë e Bardhë. Meriton bota ta ketë një grua që i kupton problemet. Sepse gratë nuk i dërgojnë fëmijët e tyre që të vdesin në luftë si burrat. Harris-i do ndikonte në pushimin e konflikte pikërisht sepse është një grua. Unë me symbyllur do ta votoja një grua sepse dëmin nuk do ta bënte kurrë aq të madh sa do e bënte një burrë i keq.”, u shpreh shkrimtari në DritareTV./K.C/dritare.net

















