Shkrimtari vjen në Shqipëri pas 31 vjetësh: U shtanga!
Dritare.net
Shkrimtari nga Presheva, Lis Bukuroca ishte sot i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV ku foli për ardhjen e tij në Shqipëri pas 30 vitesh. Ai përshkruan si e gjeti Shqipërinë kur e vizitoi në 1993-shin, edhe vizitën për 31 vitesh, që e shtangu komplet sepse Shqipëria e 1993-shit, e zymtë, e dëshiruar, nuk ishte më.
“Unë kam qenë tre herë në Shqipëri. Kjo është hera ime e parë që kam ardhur që pas 1993-shit. Herën e parë kam ardhur me bashkëshorten e fëmijët nga Italia. Pashë një Shqipëri të dëshpëruar, të zymtë, jo të buzëqeshur, e tërhequr brenda vetes. Kur u riktheva tani pas 31 vitesh mbeta i shtangur. Unë përjetova sindromën e Stendalit që mbetët i shtangur. Kam dashur të shkruaj një tregim se çfarë përjetova, por nuk shkrova dot gjë sepse mbeta i shtangur nga të gjitha fushat. Që nga ndryshimi i Tiranës, mikpritja kur isha në klinikë për dhëmbët, teknologjia që përdornin ata. Këtu përjetova empati që nuk e kam përjetuar në Gjermani. Madje shumë italianë më të cilët kam folur që kishin ardhur për të rregulluar dhëmbët në Shqipëri më thanë se kishin bërë mend edhe të vinin të jetonin këtu. Ndërsa vajzat që punonin në klinikë thoshin se do ikin të punojnë në Gjermani.”, thotë shkrimtari Lis Bukuroca në DritareTV./K.C/dritare.net