Na ndiqni edhe në

Shqip

Daut Gumeni: Nuk mund të bëhet figurë e madhe dikush që nuk di tabelën e shumëzimit!

Daut Gumeni: Nuk mund të bëhet figurë e madhe dikush që nuk

Poeti Daut Gumeni i ftuar në Shqip nga Dritan Hila, Dritare TV komentoi situatën brenda Partisë Demokratike dhe marrjen e vulës dhe logos nga Sali Berisha. Zoti Gumeni tha se Berisha nuk e ka dorëzuar kurrë partinë, ndërsa Lulzim Basha nuk ngjall besim tek demokratët se mund të drejtoj PD-në dhe ta çojë drejt fitores në 2025-ën.

“Berisha nuk e ka dorëzuar kurrë Partinë Demokratike, ka qenë kryetar i përjetshëm. Ndërsa Basha nuk të lë të besosh sepse është shumë i nxituar në tabelën e shumëzimit. Nuk besoj dot se mund të bëhet figurë e madhe një person që nuk di tabelën e shumëzimit. Basha s’ka qenë kurrë kryetar i PD-së, ajo e mori në qafë atë.

Si manekinë të merr në qafë, por po hapi gojën duket që është në fushë të huaj. Është në fushë të huaj, nuk kupton politikë. Një njeri që kur është në opozitë dhe partia po bëhet çarçaf, gëzohet që po pasurohet vetë.

Ia futi dy vite gjumit, ku shkon o vëlla, ke bërë gjëmën? Nuk mund të bëjë gjë tjetër Basha. Tani ia morën dhe vulën. E thotë vetë ai që nuk është për këtë punë. E keqja e këtij eksperimenti që bëri Berisha me Bashën, është që u përpoq t’i mbushte mendjen se mund të bëhet ministër. Në tre ministri që shkoi i bëri gropë. Shkoi kryetar bashkie dhe i ngeli mendja që do e mund kundërshtarin si në ministri. Kishte 50 deputetë dhe i ngelën as gjysma, sepse ia futi gjumit dy vite”, tha zoti Gumeni./M.K-dritare.net