Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Daut Gumeni: Berisha si bolshevik!

Daut Gumeni: Berisha si bolshevik!

Poeti Daut Gumeni i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV analizoi situatën politike me Sali Berishën. Nisur nga fjalimet e Berishës në papafingo, Gumeni thotë se Berisha nuk është i djathtë, por bolshevik. Sot Berisha ,thotë shkrimtari po përdor gjuhën e komunistëve fanatikë që sulmojnë mbrapsht ata që e sulmojnë, sistemin e drejtësisë, edhe Britaninë e Madhe që nuk i hoqi damkën e non-gratës.

“Berisha është bolshevik në çdo hap që ka hedhur. Edhe tani që flet nga papafingoja bolshevik është. Ka të djathtë që hipën në çati për të mbajtur fjalim? E para do kërkonin mjekun dhe do thoshin: Ky derëziu është sëmure. Çfarë janë këto fjalime kur ti je dënuar nga drejtësia e vendit tënd për të qenë i izoluar në shtëpinë tënde, me njerëzit e tu jo me të tjerë. Ai fton edhe fshatarë nga Gjermania për të thënë që; mos ma luani këtë se më ka paguar mirë. Atë nuk e njohin në Gjermani, jo ta njohin në Shqipëri. Një njeri që bën veprime të tilla nuk i bën se ka luajtur fare. Drejtësia e vendit tënd të ka dhënë atë vendin dhe thua: Unë jam i përvëluar për drejtësi. Tani çfarë ke që hidhesh. Aq më tepër që përgjërohesh edhe nga papafingoja që t’i je i virgjër. Futi një të qeshur për ata që të akuzojnë kot. Ata që i numërojnë fakte edhe përtej Atlantikut. Por ky ka mësuar atë gjuhën e komunistit fanatik, që granatat që ia hedhin atij, ai ua hedh mbrapsht që t’u plasin atyre. Edhe drejtësia mijëvjeçare e Britanisë së Madhe qenka e korruptuar, që shan këtë se ndryshe nuk mund të bëhej.”, thotë zoti Gumeni në DritareTV./K.C/dritare.net